
Fiksimi për fitimin e Champions Leagues e shëndërron në çdo merkato Paris St Germain në një ndër protagonistët e saj .
Francezët fatkeqësisht nuk kanë mundur ta arrijnë këtë objektiv por çdo sezon i ri konsderohet një shans për ta thyer njëherë e mirë akullin .
Në ‘’ Parque de Princes ‘’ kanë filluar të bëhen llogaritë dhe një ndër pozicionet që nuk ka bindur pavarësisht sukseseve është prapavija.
I përzgjedhuri i Luis Campos është Milan Skriniar , lojtar që ka dhënë një kontribut të çmuar tek Interi prej pesë sezonesh dhe tanimë është bërë pjesë e merkatos së klubeve të rëndësishëm .
Përveç kuq e bluve edhe Manchester City dhe Real Madridi po e monitorojnë sllovakun dhe në rastin konkret francezët e kanë rritur ofertën nga 60 në 80 milionë euro për yllin e Interit.
Problemet ekonomike të Interit konsiderohen një avantazh për Paris St Germain pasi kjo ofertë mund të pranohet nga italianët duke qënë se qendërmbrojtësit i mbetet edhe një vit kontratë dhe nëse s’do të veprohet siç duhet ishi i Sampdorias mund të largohet me parametër zero në 30 qershorin e 2023-shit.
Falë kompromisit dhe dhënies së 100 % në çdo seancë stërvitore ashtu edhe në ndeshje zyrtare , 27 ka arritur me meritë të shëndërrohet në një ndër më cilësorët e kontinentit të vjetër dhe duke iu referuar këtij fakti drejtuesit e Paris St Germain asnjëherë nuk janë kursyer sepse në të kaluarën i kanë parë rezultatet pavarësisht se objektivi primar ende mbetet larg.
Megjithatë kryeqytetasit shquhen si një ekip i cili çdo sezon bashkjeton me suksesin sepse ka arritur ndër vite të fitojë trofe, fakt që bën një ekip edhe më të preferuar nga lojtarët më të mirë në qarkullim.
Nasser Al Khelaifi e konfirmoi me transferimin e Lionel Messit në verën e kaluar kur të gjithë mendonin se argjentinasi do ti qëndronte besnik Barcelones dhe ky besim në vetvete është një plus për sheikun nga Katari për të vijuar arritjen e objektivave në merkaton verore .



