Aouar në axhendën e Tottenhamit

Aouar në axhendën e Tottenhamit

  Pas anashkalimit nga Arsenali u mendua se e ardhmja e  Houssem Aouar do të ishte  tek Lyoni por në orët e fundit Tottenhami është hedhur në luftë për të përfituar shërbimet e 23 vjeçarit .

Traineri Nuno Espirito Santo mendon se ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ i duhen përforcime të tjera për të qenë në formën më të mirë të mundshme gjatë sezonit aktual. Duhet theksuar se francezi është një ndër talentët më të mëdhenj të Europës  dhe londinezët kërkojnë me çdo kusht transferimin e tij në ‘’ White Hart Lane ‘’.

 Sipas  ‘ Daily Mail ‘ kryeqytetasit janë të gatshëm ti  ofrojnë ‘’ Les Gones ‘’ 30 milionë euro për perlën e mesfushës , shifër që mund të pranohet nga drejtori sportiv dhe njëkohësisht legjenda e Lyonit Juninho Pernambucano .

Puna e palodhur dhe përkushtimi total  e ka shëndërruar  Houssem Aouar në një ndër talentët më të mëdhenjë në qarkullim  .

Megjithatë përpos interesit të  Tottenhamit , janë edhe disa klube me emër në kontinentin e vjetër që duan t’ia rrëmbejnë Lyonit  dhe drejtuesit përkatës e shikojnë si një shans të artë për tu fuqizuar ekonomikisht . Një ndër karakteristikat më të spikatura të Houssem Aouar është  polivalenca e cila ia lehtëson  përshtatjen në çdo ekip , fakt që ‘’ The Whites ‘’ kërkojnë ta shfrytëzojnë në maksimum për ta patur në dispozicion gjatë këtij sezoni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy