Dëmtimi i pësuar në superklasikon kundër Barcelonës e ka fuqizuar më tepër idenë e largimit të mundshëm të Lucas Vazquez nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. Në një dyluftim me Sergio Busquets 29 vjeçari mbeti i dëmtuar dhe tashmë ky fakt i ka shtuar hijet e dyshimit për qëndrimin në kryeqytetin spanjoll.
Diçka e tillë ka ndodhur në një moment tejet të ndërlikuar për ‘’ Los Blancos ‘’ të cilët nuk kanë bërë hapa drejt rinovimit me sulmuesin kontrata e të cilit merr fund në muajin qershor . Sevilla , Napoli , Juventus , Milan dhe Arsenal interesoheshin prej kohësh për transferimin e Lucas Vazquez por situata e krijuar i ka sfumuar disi shpresat për ta bërë pjesë të tyre pavarësisht se në rast se ky operacion do të konkretizohej kundrejt parametrave zero nuk ofron garancinë e duhur për pagën e tij sepse per momentin lojtari ndodhet në kundrakohë të plotë me objektivat e skuadrave të lartpërmendura .
Problematika e hasur aktualisht nga spanjolli e dëmton dukshëm përformancën e mëtejshme sepse rikuperimi i tij do të ketë kohën e përcaktuar dhe nuk i garanton përmbushjen e kërkesave ‘’ Galaktikëve ‘’ të cilëve do ti duhet ti bëjnë mirë llogaritë për të dalë fitimtarë nga largimi i Lucas Vazquez edhe pse kjo çështje mbetet në pikpyetje . Deri në këtë stad të sezonit ish-i i Espanyolit është aktivizuar në vetëm 26 sfida nga Zinedine Zidane dhe ka gjetur në 2 raste rrugën e rrjetës pa harruar 6 asistet për shokët e skuadrës por në aspektin e përgjithshëm e ardhmja e tij mbetet skeptike .



