Napoli mendon për Thiago Almadan

Napoli mendon për Thiago Almadan

Fitimi i kampionatit italian pas shumë vitesh nga Napoli e ka ndryshuar historinë e Scudettos , skuadër e cila gjithmonë ka rezultuar një kërcënim për çdo rival. ‘’ Il Partenopei ‘’ tashmë të drejtuar nga Rudi Garcia do të synojnë të vijojnë në të njëjtën rrugë dhe për këtë arsye drejtuesit e kanë deklaruar objektivin e rradhës. Bardhekaltërit i kanë kaluar kufinjtë dhe ja kanë vënë gishtin Thiago Almadas, lojtar që akivizohet për Atlanta United, i cili pati privilegjin të përzgjidhej ndër 23 lojtarët nga Lionel Scaloni në Botërorin e Katarit. Mesfushori e nisi karrierën tek Velez Sarsfield dhe më pas iu bashkua Major League Soccerit dhe falë paraqitjeve të shkëlqyera i ka trokitur në derë një gjigand italian. Besohet se ky është momenti i duhur për 22 vjeçarin nga Ciudadela për të provuar veten në Europë , në një ekip me shumë traditë dhe njëkohësisht rival shumë i vështirë në çdo kompeticion. Në ditët vijuese parashikohet se presidenti Aurelio Di Laurentis do të dërgojë ofertën në adresë të amerikanëve , për një lojtar tejet cilësor në repartin e mesfushës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy