Buffon vendos për Parmën

Buffon vendos për Parmën

Siç njihet botërisht si një prej portierëve më të mirë të historisë së futbollit  Gianluigi Buffon e ka vendosur më në fund se ku do të tërhiqet . 43 vjeçari është kthyer në retrospektivë dhe ka zgjedhur  Parmën , ekip ku filloi karrierën .  Legjenda e Italisë debutoi për herë të parë si profesionit në moshen 17 vjeçare  dhe kaloi 6 sezone të mrekullueshme në ‘’ Ennio Tardini ‘’ duke e treguar se kishte shumë për ti dhënë futbollit.   Kalimi tek  Juventus në 2001 -shin u cilësua si një ndër transferimet më të bujshme të merkatos  dhe 19 sezonet me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ e kanë  shëndërruar në legjendë tek torinezët . 

  Por  Gianluigi Buffon nuk është ndalur me kaq sepse ka zhvilluar një eksperiencë disa vjeçare edhe tek  kombëtarja ‘’ Azurre ‘’  me të cilën është aktivizuar   176 ndeshje dhe ka patur privilegjin të shpallet kampion i botës në Botërorin e 2006-tes i cili u zhvillua në Gjermani. 

Pas këtyre titujve në aspektin kolektiv ,  në atë individual  portieri i lindur në Toskana është shpallur 5 herë si më i miri në botë nga  federata  ndërkombëtare e historisë  dhe statistikave  por pavarësisht cilësive të jashtëzakonshme poshte tre shtyllave është shquar gjithmonë për karakterin e fortë , fakt i cili duke anashkaluar  anën sportive  e ka shëndërruar në një idhull të padiskutueshëm të shumë sportdashësve në mbarë planetin . 

Kohët e fundit siç nuk mund të ndodhte ndryshe  ‘’ Gigi ‘’ është përfshirë në planet  e  disa ekipeve si  Benfica , Olympiacos , Galatasaray , Sevilla dhe Boca Juniors  por e ka kthyer kokën pas dhe ka vendosur  për dashurinë e parë të tij .

 Pavarësisht se është në një moshë  madhore , kompromisi absolut me profesionin do t’ia shtojë entuziazmin për të shkuar siç duhet drejt varjes se kepucëve në gozhdë me Parmën  që vitet e fundit e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe aktualisht etiketohet si një skuadër me një profil mesatar  të cilës fatkeqësisht në sezonin vijues  do ti duhet të tregojë forcat në Serinë B.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy