
Tentativat e njëpasnjëshme të drejtuesve të Liverpoolit në lidhje me transferimin e Giorgi Mamardashvilit në ‘’ Anfield Road ‘’ më në fund i kanë dhënë rezultatet.
Gjerogjigani do të jetë pjesë e ‘’ The Redsave ‘’ për gjashtë sezonet vijuese por do të vijojë i huazuar tek Valencia deri në fund të aktualit.
Klubi anglez shpenzoi rreth 35 milionë euro përfshirë edhe bonuset për gardianin e tre shtyllave, plus një përfitim prej 10 % në rastin e shitjes së tij në të ardhmen, i cili zhvilloi një Europian për tu mbajtur mend, duke e ndihmuar kombëtaren të kualifikohet për në fazën e 1/8-tave.
Fillimisht u mendua huazimi tek Bournemouth në mënyrë që 23 vjeçari të përshtatet me Premier Leaguen por ky i fundit qëndroi në ‘’ Mestalla ‘’.
Ndërkohë Giorgi Mamardashvili do të përfitojë një pagë inferiore në krahasim me atë që i ofroi klubi anglez, të cilin La Liga vijon ta impresionojë.
Të jesh pjesë e një ekipi me shumë traditë siç janë gjashtë herë kampionët e Champions Leagues konsiderohet një hap i suksesshëm në karrierë, për një portier i cili prej tre sezonesh ka shkëlqyer në një ndër pesë kampionatet më të rëndësishëm të Europës.



