
Një ndër objektivat e Bayern Munchenit në lidhje me merkaton e verës vijon të jetë Frenkie de Jong.
Mirëpo, situata tanimë është në disfavor të bavarezëve të cilët e konsiderojnë të ekzagjeruar pretendimin e Barcelonës, plus rrogën e ish mesfushorit të Ajax Amsterdamit.
Ky fakt është konfirmuar me tërheqjen e ish rekordmenëve të Bundesligës nga gara, sipas raportimeve të gjermanes ‘ Sky Alemania ‘.
‘’ Los Cules ‘’ nuk e kanë si objektiv shkëmbimin me ndonjë lojtar të Bayern Munchenin për ti ulur koston kësaj marrëveshjeje, e cila me shumë gjasa nuk do të arrihet.
Hollandezi po zhvillon sezonin e pestë me ish fituesit e La Ligas dhe jo vetëm, me të cilët e ka gjetur në dy raste rrugën e rrjetës gjatë 30 sfidave.
Frenkie de Jong ishte në të kaluarën pjesë e atij Ajaxi, skuadër e cila befasoi me arritjen deri në gjysëmfinale të Champions Leagues nën drejtimin e Erik Ten Hag, trainer i cili nuk po mundet ta shfaqë potencialin tek Manchester United.



