
Tashmë zyrtarisht lufta për Jadon Sanchon mund të konsiderohet e startuar . Një ndër pretendentët më të fortë të anglezit është Manchester United që i ka vënë në dispozicion 90 milionë euro Borussia Dortmundit . Traineri Ole Gunnar Solskajer kërkon me patjetër një pikë referuese në sulm për ti ardhur në ndihmë ‘’ Djajëvë të Kuq ‘’ të cilët kanë alternativa për tu patur zili si ato të Edinson Cavanit , Mason Grenwood , Rashford dhe Martial .
Ky lajm është publikuar nga e famshmja britanike ‘’ Daily Star ‘’ ku thuhet se 20 herë kampionët e Premier Leagues do ti luajnë të gjitha kartat gjatë verës për ta transferuar 21 vjeçarin në ‘’ Old Trafford ‘’. Anglezët janë besimplotë për këtë operacion duke ditur kërkesat e ‘’ Verdhezinjve ‘’ që aktualisht nuk janë duke përjetuar një gjëndje të mirë ekonomike dhe e konsiderojnë të vlefshëm largimin e mesfushorit nga ‘’ Signal Iduna Park ‘’.
Gjermanët janë të detyruar të përmirësojnë aspektin financiar dhe nëse transferimi do të ketë një fund të lumtur do të perceptohej si një ndër më bombastikët e merkatos . Jadon Sancho ka bërë shumë për ekipin e Edin Terzic sepse në sezonin aktual numëron 35 sfida , 14 gola dhe 15 asiste , fakte që i japin të drejtë britanikëve për ta patur në listën e transferimeve .



