Starova: Sylvinho i ka transmetuar moral të lartë ekipit Kombëtar
Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për dy ndeshjet e Kombëtares shqiptare, ndaj Moldavisë dhe ndaj Ishujve Faroe.
Sipas Starovës, nuk duhet thënë se Shqipëria është e dënuar për 6 pikët, por shtoi se janë të rëndësishme për arritjen e objektivave.
Ai deklaroi se trajneri Sylvinho ka moral të lartë dhe këtë ia ka transmetuar edhe skuadrës.
“Këto dy ndeshje më fusin mua në presion, jo kombëtaren. Nuk mund të thuhet të dënuar për fitore në dy ndeshjet e radhës. Ne kemi bërë një ndeshje të mirë në Poloni. Kemi pretendime për të kaluar grupin. Objektivat janë të larta dhe na duhen këto 6 pikë. Jemi në një kohë të re me trajnerin Sylvinho. Mosha e skuadrës është e re, eksperienca nuk mungon. Prurje si Asllani presim vazhdimisht. Na duhen këto 6 pikë, për moralin. Trajneri ka moral të lartë dhe këtë ia ka transmetuar edhe skuadrës. Të shpresojmë t’i fitojmë këto ndeshje.”, u shpreh Starova.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.