Barazimi me Egnatian, Fagu: Gabimi i vetëm ishte goli

Barazimi me Egnatian, Fagu: Gabimi i vetëm ishte goli

Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij barazoi 1-1 ndaj Egnatias.

Sipas Fagut, bardheblutë bënë një ndeshje të mirë dhe gabimi i vetëm ishte te goli i pësuar.

Me thënë të drejtën ashtu si u zhvillua ndeshja ne kishim më shumë epërsi si në zhvillimin e lojës, por kishim më shumë raste. Gabimi i vetëm ishte te goli. Nuk pashë ndonjë rënie fizike pasi kishim në kontroll ndeshjen gjatë gjithë kohës. Një moment ishte dhe u ndëshkuam. Mos harrojmë luanim kundër Egnatias që është në vendin e parë dhe ka kualitete. Ky ishte rezultati më i drejtë.

Të jem realist unë kisha të tjera zëvendësime në mendje për të bërë. Por pas pësimit të golit ndryshoi situata dhe u munduam të luanim me topa të gjatë. Nga kjo erdhi dhe penalltia në favorin tonë. Kisha tjetër plan në kokë, por siç e ka futbolli ndryshojnë shumë situata.

Pishmanllik kam vetëm 3 pikët sot. Çunat për mendimin tim sot kanë bërë maksimumin, përveç se duhet të ishim më të qetë në pasimin e fundit. Ditën e martë do të kthehet Najdovski me skuadrën. Meta është në fazë rikuperimi dhe pjesa e tjetër është në rregull.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy