Suarez largohet nga Europa, zyrtarizohet në vendlindje

Suarez largohet nga Europa, zyrtarizohet në vendlindje

Luis Suarez, është zyrtarizuar te skuadra e re. Sulmuesi do të vazhdojë karrierën në vendlindje, teksa ka firmosur me skuadrën e Nacional Montevideo në Uruguai.

Suarez rikthehet në klubin nga ku doli para 15 viteve, ndërsa largohet kështu nga Europa, ku luajti me disa nga skuadrat më të rëndësishme, si Ajax, Liverpool, Barcelona dhe Atletico Madrid.

Lajmi për kalimin te Nacional Montevideo, e ka bërë të ditur vetë 35-vjeçari nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Tani po, zyrtarisht! Një krenari të kthehem dhe të veshi fanellën time në Nacional. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj, shihemi së shpejti”, shkruan Suarez.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy