
Ndër vite reparti defensiv i Atletico Madridit ka marrë një fokus të rëndësishëm gjatë merkatove.
‘’ Los Colchoneros ‘’ janë një ndër ekipet më solidë dhe kjo arritje është falë punës dhe përkushtimit të Diego Simeones.
Traineri argjentinas tanimë e ka bëre zgjedhjen e rradhës dhe flitet për Cesar Tarregan.
Spanjolli aktivizohet në rradhët e Valencias, për të cilin tashmë presidenti i kryeqytetasve Enrique Cerezo ka bërë gati çekun prej 25 milionë eurosh.
23 vjeçari është formuar në akademinë e bardhezinvje, i cili ka qenë shumë efektiv gjatë ndeshjeve sidomos në duelet një kundra një dhe spikat edhe për daljet e shpeshta në kundrasulme.

Ishi i Real Valladolidit shikohet si një opsion shumë i vlefshëm për vijimësinë dhe drejtuesit e Valencias janë të vetëdijshëm se në rastin e një oferte bindëse do ta kenë të vështirë për ta siguruar qëndrimin e tij në ‘’ Mestalla ‘’.
Ecuria shumë e mirë e Cesar Tarregas mund të pasohet me interesin e të tjerë pretendentëve gjatë merkatos së verës, një periudhë shumë e rëndësishme për të ardhmen e ish fituesve të La Ligas.



