Doli lojtar i lirë, reagon Ronaldo: E dua Manchester United dhe tifozët, gati për një sfidë të re

Doli lojtar i lirë, reagon Ronaldo: E dua Manchester United dhe tifozët, gati për një sfidë të re

Cristiano Ronaldo ka reaguar, pak minuta pasi Manchetser United, njoftoi se ka mbyllur bashkëpunimin me sulmuesin.

Në reagimin e tij, Ronaldo tha se i do tifozët dhe klubin dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë, ndërsa shtoi se tashmë është momenti për një sfidë të re.

Pas bisedave me Manchester United, ne kemi rënë dakord reciprokisht për të ndërprerë kontratën tonë para kohe. Unë e dua Manchester United dhe i dua tifozët, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Megjithatë, është koha për të kërkuar një sfidë të re. I uroj skuadrës suksese për pjesën tjetër të sezonit dhe për të ardhmen.

Tashmë Ronaldo është lojtar i lirë dhe agjenti Jorge Mendes, po kërkon për një skuadër të re, ku alternativat nuk mungojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy