
Pas fitores me Kukësin, tashmë te Vllaznia e gjithë vëmendja është te ndeshja e radhës, atë ndaj Tiranës.
Shkodranët vazhdojnë përgatitjet për “klasiken” e futbollit shqiptar, e cila është planifikuar të luhet ditën e premte.
Në prag të kësaj sfide, shqetësimi i vetëm për trajnerin Josa, është Liridon Latifi. Sulmuesi u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 73-të, për shkak dëmtimi.
Në orët e ardhshme, lojtari do i nënshtrohet vizitave të detajuara mjekësore, për të parë gjendjen dhe për të kuptuar shkallën e dëmtimit.



