
Së fundmi e ardhmja e Robert Lewandowskit tek Barcelona është vënë në dyshim, të cilit i kanë trokitur në derë disa ekipe nga Arabia Saudite.
Gjatë merkatove të fundit, interesi masiv i ka bindur shumë lojtarë, të cilët lanë gjurmë në Europë në të shkuarën për të filluar një tjetër eksperiencë në karrierë.
Pavarësisht tundimit, polaku ka vendosur ti qëndrojë besnik ‘’ Los Cules ‘’ , lajm i bërë me dije nga agjenti Pini Zahavi, i cili ka shkaktuar entuziazëm në kampin katalanas, pasi siç dihet konsiderohet një ndër më të rëndësishmit në 11-shen e Xavi Hernandezit.
Parashikohet se ishi i Borussia Dortmundit do të vijojë të mbajë veshur fanellën kuq e blu, të paktën edhe për një sezon tjetër.
Në merkaton e verës , Barcelona firmosi me Vitor Roquen , një sulmues shumë cilësor i Athletico Paranaenses , i cili do të aktivizohet me ish fituesit e La Ligas duke filluar nga muaji janar.
Eksperienca e 35 vjeçarit është shumë e rëndesishme për funksionimin e repartit ofensiv, lojtar i cili në sezonin aktual ka kontribuar me 9 gola dhe 4 asiste në 20 sfidat e deritanishme.



