Juventus nuk dorëzohet për Dybalan

Juventus nuk dorëzohet për Dybalan

 Rinovimi  me Paulo Dybalan konsiderohet jo vetëm një prioritet absolut i Juventusit por edhe një ndër çështjet më të ndërlikuara  të torinezëve.

Kjo situatë po ndodh për faktin e pretendimeve të ‘’ La Joyas ‘’ dhe ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ka parashikuar një takim me agjentin e  argjentinasit i cili është shumë i rëndësishëm për Massimiliano Allegrin .  

Sipas ‘ Calciomercatos ‘’, ditët e ardhshme do të përcaktojnë shumë për të ardhmen e kordobezit në ‘’ Allianz Stadium ‘’ dhe  drejtuesit nga Torino e dinë se vetëm 8 milionë euro në sezon i ndajnë nga një fatkeqësi e mundshme që do të konceptohej  një kundrakohë shumë e madhe  për ish rekordemenët e Serisë A .

Interi dhe Atletico Madridi prej kohësh janë futur në garë për 28 vjeçarin i cili është në një moment të rëndësishëm sepse do ti duhet të marrë një vendim definitiv por s’duhet anashkaluar se si zikaltërit ashtu edhe ‘’ Los Rojiblancos ‘’ kanë shanse për të firmosur me golashënuesin.

Megjithatë në Torino nuk pranojnë të dorëzohen sepse ishi i Palermos është një pilar i domosdoshëm për sulmin të cilit i është bashkuar edhe Dusan Vlahovic që mund të krijojë një dyshe fantastike me ishi-n e Institutos  , çështje që meriton zgjidhjen e menjëhershme  .

 Rëndësia e Paulo Dybalas impulson një sforco të fundit nga Andrea Agnelli  sepse rezultoi një ndër komponentët që i dha shumë këtij Juventusi , skuadër që në të kaluarën gjunjëzoi çdo rival në Serinë A me fitimin e 9 Scudettove rradhazi. 

11 gola dhe 5 asiste në 24 ndeshje kanë treguar se Paulo Dybala po e rikuperon dalë-ngadalë formën optimale dhe tashmë i takon drejtuesve ti vënë pikat mbi i , për një lojtar që tashmë mund të konsiderohet një legjendë tek bardhezinjtë .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy