
Juventus është rikthyer te fitoret pas humbjes me Beneventon dhe barazimit me Torinon, pasi sot për llogari të javës së 30 të Seria A ka mposhtur 3-1 Genoa-n. Në Allianz Stadium golat u realizuan nga Kulusevski, Morata dhe McKennie. Me këtë fitore Juventus është ngjitur në kuotën e 64 pikëve, 1 më pak se Milan i vendit të dytë.
Ndërkohë më herët Inter ka vendosur një tjetër gurë të rëndësishëm për titullin kampion, pasi ka fituar minimalisht 1-0 kundër Cagliari-t. Golin trepikësh e realizoi Darmian në minutën e 77, duke i dhënë zikaltërve një diferencë të frikshme me skuadrat ndjekëse.
Sakaq po sot Napoli ka mposhtur 0-2 Udinese-n, ndërsa Lazio ka marrë tre pikët falë golit të Savic në minutën e 93 kundër Verona-s.



