Sot 14 tetor dhe ende vijon të kujtohet 'beteja' e Beogradit ku balisti Morina valëviti flamurin autoktonos mbi stadium.
lidhur me këtë gazetari Gerti Çarçani në 'MCN Informacion' u shpreh se ky do të mbetet një vit jubile dhe do kujtohet gjatë pasi pamje të atij momenti vazhdojnë të jenë ende prëzentë në mendjen tomnë.
Ai tha seai 14 tetor prodhoi histori politike, sportive, tensioni dhe krijoi përplasje në fushë të lojtarëve dhe ndeshjen e tifozerisë’
Përkujtohet në 14 tetor sepse prodhoi histori politike, sportive, tensioni, u bë lajmi i parë në vitrinat ndërkombëtare sepse realisht dukej se ai tetor falë dhe asaj që ndodhi dhe procedurave ligjore Shqipërisë i hapi rrugë dhe fazës së parë në evropian.
Një gjyqtar anglez pas shumë ecejakeve ndërpreu ndeshjen, një situatë e tensionuar dhe nuk mungoi asnjë objekt që shkoi mbi kokat e lojtarëve dhe zyrtarëve aty. Do mbetet si një vit jubile, la një shije të hidhur kjo ndeshje, Serbia në atë kohë doli federata jashtë çdo parashikimi, ishte një turmë radikale dhe njerëz që kishin ardhur me vetëdije për të bërë dëme.
Më pas le të themi Serbia erdhi në Shqipëri për ndeshjen e kthimit ku pati një pritje në anën ekstreme, erdhi, fitoi dhe iku, por ky 14 tetor falë dronit të Ballist Morinës krijoi përplasje në fushë të lojtarëve dhe tifozerisë, një dron që komandonte një flamur autoktones të trojeve shqiptare.



