Vllaznia gati për Europën, Miloti: Nuk na motivon premio, por qyteti dhe tifozët

Vllaznia gati për Europën, Miloti: Nuk na motivon premio, por qyteti dhe tifozët

Drejtori sportiv i Vllaznisë, Auron Miloti, ka folur para mediave, pas shortit për sezonin e ri të Superiores. Ai tha se shkodranët nuk kishin ndonjë preferencë për javët e para, pasi do të jenë në maksimumin e tyre.

Miloti foli edhe për ndeshjen në Europë ndaj rumunëve të Craiova, teksa deklaroi se skuadrën nuk e motivon premio, por e motivon qyteti dhe tifozët.   

Çdo ekip që do na binte në javën e parë, ne jemi të përgatitur tani. E them edhe një herë, si Erzeni, si Tirana, si Partizani, ne e fillojmë kampionatin me 100% tonë. Debutimin e parë në Europë e presim me entuziazëm. Jemi të përgatitur. Stërvitja në Austri na ka bërë shumë mirë. Jemi të gjithë të mobilizuar dhe pa dëmtime. Kjo ishte kryesorja.

Vllaznia është e kompletuar, por fitoret në Austri nuk do të thonë asgjë. Në ato katër ndeshje, kishte ekipe të forta dhe të dobëta. Ndeshjet në miqësore nuk do të thonë asgjë. Kur luan futboll, duhet të kesh optimizëm, por edhe futbolli ka të papriturat e veta.

Ne do mundohemi që në datën 21 të japim më të mirën, me tifozët pas nesh. Do bëhet një lojë e bukur. Presidenti Xhaferi nuk ka munguar as në fitore as në humbje. Ne nuk mobilizohemi që kemi premio, por mobilizohemi për qytetin tonë dhe për tifozët. Pjesa e merkatos, ka edhe të mirat, edhe të këqijat e saj. Ne jemi munduar që pikat që u larguan, t’i mbulojmë dhe mendojmë se i kemi bërë mirë tani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy