Miqësorja në Turqi, Shqipëria U-21 triumfon ndaj Azerbajxhanit

Miqësorja në Turqi, Shqipëria U-21 triumfon ndaj Azerbajxhanit

Shqipëria U-21, triumfoi 2-1 ndaj Azerbajxhanit, në miqësoren e zhvilluar në Turqi. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi, u shfaqën dominues, duke marrë edhe fitoren në fund.

Stiven Shpendi zhbllokoi sfidën në fundin e pjesës së parë, teksa ishte minuta e 43-të kur 19-vjeçari i talentuar që luan me Cesena në Serie C, realizoi një gol të bukur.

Azerbajxhani barazoi takimin sapo nisi pjesa e dytë, falë golit të Camalov, por skuadra jonë u rikthye shumë shpejt sërish në avantazh.

Adrion Pajaziti, i cili aktivizohet me Haugesund në Norvegji, shfrytëzoi një top të ardhur nga krahu i djathtë. 20-vjeçari goditi saktë dhe nisi festën me shokët e skuadrës, duke shënuar edhe golin e fitores.

Kombëtarja U-21, do të luajë një tjetër miqësore më 27 mars, ku këtë herë do të përballen me Poloninë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy