Drita ka zyrtarizuar ditën sotme trajnerin e ri. Drejtimi i skuadrës i është besuar Arsim Thaqit, i cili do të pasojë në stol Ardian Nuhiun.
Thaqi e njeh mirë kampionatin e Kosovës, pasi në të kaluarën ka drejtuar skuadra si Malisheva, Prishtina dhe Flamurtari.
Klubi i Dritës bën të ditur dhe me Thaqin është firmosur një kontratë për një vit e gjysmë.
Në kampionat, Drita mban vendin e parë me 38 pikë po aq sa edhe Ballkani, teksa objektivi është i qartë, fitimi i titullit kampion.



