Starova: Europianin e fitoi skuadra më e mirë, Southgate tregoi që i frikësohej Italisë

Starova: Europianin e fitoi skuadra më e mirë, Southgate tregoi që i frikësohej Italisë

Drejtori i Teutës, Sulejman Starova pas triumfit të Italisë në finalen e Europianit, u shpreh se trofeun e mori skuadra më e mirë. Në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, Starova tha se Southgate tregoi që i frikësohej Italisë, ndërsa për këta të fundit u shpreh se bënë gjithë botën të kthejnë sytë nga ta.

“Fitoi skuadra më e mirë e Europianit. E meritoi plotësisht, si rrallë herë. Fitoi grupi. E rëndësishme më shumë është harmonia në një grup dhe kështu ndodhi. E thashë se presionin e ka Anglia. Kjo rezultoi fatale. Nuk mund ta analizoj atë Angli, që u shfaq sot. Italia futi edhe zotërimin e topit. Bëri që e gjithë bota të kthejë kokën nga ata. Fakti që Southgate ndryshoi formacionin, tregon që brenda ai e kishte frikë Italinë. Ndryshoi skemën për ndeshjen e sotme, ndërkohë që ka luajtur me formacion tjetër në të kaluarën. Pjesa e parë ishte me super ritëm. Anglezët ishin të freskët në fundin e ndeshjes.”, u shpreh Starova.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy