Ansu Fati, objektiv i Atletico Madridit

Ansu Fati, objektiv i Atletico Madridit

  Huazimi i Ansu Fatit tek Brightoni i ka shërbyer për të shpalosur potencialin.

Me kalimin e kohës sulmuesi e ka lënë pas periudhën e vështirë tek Barcelona dhe falë ecurisë me anglezët, tanimë është bërë pjesë e listës së Diego Simeones për merkaton e verës.

Ndërkohë, drejtuesit e bardhebluve synojnë zgjatjen e periudhës së huazimit të 21 vjeçarit edhe për një tjetër sezon dhe në vijimësi drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’ duhet të marrin një vendim në lidhje me të ardhmen e tij.

Transferimi i mundshëm në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ ndoshta me kalimin e kohës mund të rezultojë një hap i gabuar i ‘’ Azulgranëve ‘’ për arsye se do të fuqizonin një rival direkt në La Liga, natyrisht ndër më të sikletshmit edhe në Champions League.

Nën drejtimin e Roberto De Zerbit Ansu Fati është shëndërruar në një element shumë efikas dhe në sezonin aktual numëron 4 gola dhe 1 asist në 25 sfida.

Tek ‘’ Los Colchoneros ‘’ është shumë e vështirë të fitosh një vend titullari për arsye të rivalitetit dhe kërkesës së lartë të llogarisë nga ‘’ El Cholo ‘’, një ndër trainerët më të mirë në botë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy