U luajtën ditën e sotme dy ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e 12-të në Superligën e Kosovës.
Ulpiana ka marrë një fitore të madhe, teksa ka mposhtur me përmbysje Ballkanin në shtëpi. Pas pjesës së parë që u mbyll me rrjeta të paprekura, e dyta ishte një tjetër histori. Ballkani kaloi në avantazh në minutën e 47-të, falë një autogoli të Ardi Shalës.
Megjithatë Ulpiana nuk u dorëzua dhe në minutën e 69-të barazoi shifrat me Goncalves. Në minutën e 93-të, ishte protagonisti absolut i kësaj sfidë, Ardi Shala i cili shleu gjithçka, duke shënuar edhe golin e përmbysjes për Ulpianën, duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme ekipit të tij, ndaj një rivali shumë të vështirës siç është Ballkani.
Në sfidën tjetër, Prishtina u rikthye te fitorja teksa mposhti minimalisht në shtëpi Drenicën. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Besnik Krasniqi në minutën e 83-të.
RENDITJA:



