Real Madridi, interes për tre qendërmbrojtës

Real Madridi, interes për tre qendërmbrojtës

Situata e ndërlikuar e Real Madridit në repartin defensiv, vijon të jetë një temë shqetësuese për Carlo Ancelottin, sidomos pas dëmtimit të David Alabas në sfidën e djeshme kundër Villarealit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Pavarësisht ecurisë së shkëlqyer të ‘’ Galaktikëve ‘’ si në La Liga ashtu edhe në Champions League, traineri italian ka preferuar të tregohet i kujdesshëm, i cili ka deklaruar emrat që dëshiron gjatë merkatos së janarit.

Leny Yoro i Lilles dhe Goncalo Inacio i Sporting Lisbones preferohen nga ishi i Milanit, i cili nuk e ka harruar as Rafa Marin, aktualisht i huazuar tek Alaves.

Braziliani Juni Calafat po punon intensivisht për arsye se ende nuk dihet se sa kohë austriaku do të qëndrojë jashtë fushave dhe pritet që ‘’ Los Blancos ‘’ të jenë përsëri protagonistë gjatë kësaj periudhe.

Tek spanjollët kërkesa e llogarisë është një ndër më të lartat për arsye se në çdo sezon pretendohet fitimi i titujve , skuadër e cila pavarësisht peripecive , mbetet një pretendente e padiskutueshme për ti shtuar në vitrinën e tejmbushur.

Gjithsesi traineri 64 vjeçar e ka treguar në momente të vështira potencialin, nxënësit e të cilit vijuan serinë e rezultateve pozitive duke e mundur 4-1 të ashtuquajturën ‘’ Nëndetësen e Verdhë ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy