Benjamin Sesko, firmos me Manchester United

Benjamin Sesko, firmos me Manchester United

E ardhmja e Benjamin Seskos tashmë është vendosur.

Slloveni do të mbajë veshur bluzën e Manchester United, drejtuesit e të cilit e fituan garën me Newcastlen.

 Presidentët e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ Joel dhe Avram Glazer kanë shpenzuar 85 milionë euro për golashënuesin, i cili zhvilloi dy sezone shumë të mira tek Leipzigu. 

Pothuajse në çdo merkato emri i tij u përfshi në listën e ekipeve të elitës në Europë por 20 herë kampionët e Premier Leagues e fituan garën dhe do ta kenë pjesë të tyren. 

Me vetëm 22 vite mbi supe Benjamin Sesko ka bërë një hap tejet të suksesshëm në karrierë i cili njëkohësisht i jep privilegjin e të përfaqësuarit një ekip me shumë traditë në çdo kompeticion. 

Mbetja në prapavijë në lidhje me titujt është një shqetësim i dukshëm për drejtuesit dhe trainerin Ruben Amorim, i cili ne sezonin e shkuar e dërgoi Manchester United deri në finalen e Europa Leagues. 

Pasi e ka hedhur firmën mbi kontratë, Benjamin Sesko është shprehur:

“ Manchester United ështe një klub shumë i rëndësishëm. Jam i lumtur që jam këtu dhe do të jap maksimumin për këtë klub. Besoj se me mbështetjen e të gjithëve do ti arrijmë objektivat ‘’, përfundoi shtatlarti i ofensivës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy