
Specialisti i moviolës, Bujar Pregja, në emisionin “Skaner” në MCN TV, komentoi vendimet e dyshimta, në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit.
Sipas Prergjës, rasti i minutës së 15-të nuk ishte penallti për Partizanin, pasi Da Silva shkel portierin. Ai komentoi edhe penalltinë e Egnatias, ku tha se nuk ka dyshime për 11-metërshin dhe shtoi se Malota ishte në pozicion të rregullt.
Jorgji është një nga arbitrat më në formë të momentit. Nuk duhet ta gjykojmë pse është emëruar në ndeshjen Egnatia-Partizani.
Arbitrat e rinj, kanë pasur nga një ndeshje dhe më pas do të shihet vazhdimësia. Jorgji edhe në kampionat nuk ka pasur probleme, ndërsa është vlerësuar shumë edhe në ndeshjet ndërkombëtare.
Rasti më i diskutueshëm, është ai i minutës së 15-të, ku Da Silva, para se të goditet, shkel me të majtën portierin. Duke parë që topi kthehet, nuk jep indicien për penallti. Nuk ishte penallti. Argumentet e mia, janë për ato që shikoj në fushë.
Në minutën e 28-të, Egnatia pretendon për penallti, por nuk ka faull aspak. Vendim i drejtë.
Në minutën e 46-të, penalltia për Egnatian ishte i drejtë. Nuk ishte pozicion jashtë loje. Malota ishte pozicion i rregullt. VAR e ka parë, padiskutim që nuk ka qenë jashtë loje. Nuk është vendim i personave, është vendim i kompjuterit.



