
Trajneri polak, Czeslaw Michniewicz, në një intervistë të dhënë për “TVP Sport”, deklaroi se sulmuesi Lewandowski , i ka thënë atij se me shumë mundësi do të largohet nga Bayern Munich në merkaton e verës.
Michniewicz, u shpreh se do të dëshironte që 33-vjeçarin ta shikonte te Barcelona.
Robert Lewandowski më tha se ka shumë mundësi që ai të largohet nga Bayern Munich. Tani ai është në një klub të madh si Bayerni, por unë do doja që ai të kalonte te Barcelona. Do ishte fantastike të kishim një polak atje



