Stefa: Shqipëria, vendi me vendimet më ekstreme në futboll për 10 vitet e fundit

Stefa: Shqipëria, vendi me vendimet më ekstreme në futboll për 10 vitet e fundit

Gazetari i sportit, Gjergji Stefa nuk ka qenë dakord me dënimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës, për Partizanit, ku 4 ndeshje duhet të luhen pa tifozë. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Stefa tha se Shqipëria është vendi me vendimet më ekstreme në botë për 10 vitet e fundit.

“Unë isha në stadium për derbin dhe pas shumë viteve e ndoqa në një tribunë me tifozët. “Air Albania” është një stadium shumë i mirë, në krahasim me atë oturakun e mëparshëm. Sot Disiplina dënoi Partizanin për 4 ndeshje pa tifozë. Po çfarë ndodhi atë ditë?! Asgjë. Disiplina sot iu rikthye traditës së vjetër. Ky institucion është më anti-sportivi. Nuk ka vend me dënime më ekstreme në futboll se Shqipëria në 10 vitet e fundit.

Cara mungesë e madhe te Partizani?! Nëse Partizani pretendon të dali kampion dhe mungesa e madhe është Cara, nuk arrij ta kuptojë këtë.”, u shpreh Stefa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy