Tjetër ndryshim në Formula 1, nga 2021 "hiqet" penalizimi i pilotëve

Tjetër ndryshim në Formula 1, nga 2021 "hiqet" penalizimi i pilotëve

Ndryshimi i pronarëve në Formula 1 kërkon të sjellë edhe regulla të reja për ta bërë akoma më të bukur sportin e garave me makina.

"Liberty Media" të cilët janë edhe drejtuesit e rinjë në Formula, pritet të sjell ndryshime të konsiderueshme në botërorin më të ndjekur të automobilizmit. 

Në vitin 2021, synohet që rregullorja e penalizimeve të ndryshojë tërësisht, për të mos dënuar pilotët dhe skuadrat që bëjnë modifikime që vijnë për arsye të ndryshme. Kjo çështje do të hidhet për diskutim në mbledhjen e radhës së drejtuesve të FIA-s me drejtuesit e skuadrave.

Drejtori i garave Charlie Whiting ka shpjeguar se ideja është një rinovim tërësor i sistemit të penaliteteve që pilotët pësojnë para garave, në mënyrë që ato të ulen në minimum. 

"Ne do të dëshironim të heqim qafe të gjitha gjobat në rrjet, nëse mundemi. Kjo është ajo që po punojmë drejt", tha ai "Motorsport.com". 

Dënimet më të mëdha nga komisarët e garës vijnë në rastet kur bëhet ndryshimi i kambios, por sistemi aktual i penalizimit do të jetë në fuqi deri në vitin 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy