
Dy vite i kanë mjaftuar anësorit Denzel Dumfries për të fituar një rol të rëndësishëm tek Interi dhe menjëherë ekipet e njohur i janë vënë nga pas .
Chelsea i Graham Potterit ka ofruar 60 milionë euro për hollandezin , i cili po analizon edhe oferta të tjera.
Në sezonin e kaluar 26 vjeçari zhvilloi me zikaltërit 45 sfida , të shoqëruara me 5 gola dhe 7 asiste , gjatë të cilave e bëri krenar trainerin Simone Inzaghi dhe aktualisht po shijon rezultatet e përkushtimit dhe sakrificave të bëra.
Dihet se italianët akoma nuk i kanë superuar problematikat në aspektin ekonomik dhe shitja e ishi-t të Psv Eindhovenit mund ti vijë në ndihmë për ti zgjidhur.
Siç kuptohet, për Interin do të ishte një vendim i sforcuar dhe një largim i mundshëm nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ do të detyronte ish kampionët e Scudettos të gjenin një zëvëndësues për krahun e djathtë , duke e shëndërruar njëkohësisht në një ndër shitjet më të shtrenjta të këtij klubi në krahasim me vitet e fundit.
‘’ Blutë e Londrës ‘’ prej kohësh e kanë filluar rrugën drejt revolucionit, kryefjala e të cilit është rikthimi tek titujt dhe pronari Todd Boehly ka vënë në dispozicion të gjithë mbështetjen e nevojshme për arritjen e objektivave.



