
Xherdan Shaqiri ka mbyllur aventurën me skuadrën angleze të Liverpool. Futbollisti me origjinë shqiptare do të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit francez.
Lyon nëpërmjet një komunikate zyrtare, ka njoftuar arritjen e marrëveshjes për transferimin e Shaqirit. 29-vjeçari nga Gjilani do të firmosë një kontratë për 3 sezone, teksa për të marrë shërbimet e tij, Lyon pagoi 12 milionë euro.
Shaqiri nuk po gjente shumë hapësira te Liverpool dhe për këtë arsye kërkoi largimin për të kaluar në Francë, aty ku u bind nga projekti i Lyon.
L’Olympique Lyonnais est heureux d’avoir enfin trouvé un accord de principe avec Liverpool dans le cadre du recrutement du milieu de terrain international Suisse, Xherdan Shaqiri, qui s’était distingué face à la France lors du 1/8eme de finale de l’Euro.https://t.co/l8SqPPpAgs
— Olympique Lyonnais (@OL) August 22, 2021



