
Pas luhatjeve të njëpasnjëshme gjatë kohëve të fundit, Adrien Rabiot ka filluar të ribuzëqeshë tek Juventusi .
Francezi po demostron një nivel impresionues me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ dhe ofertat nuk i kanë munguar , kryesisht nga Premier League .
Newcastle , aktualisht ekipi më i pasur në botë ka nisur ofensivën për ishi-n e Paris St Germain , kontrata e të cilit me torinezët përfundon në 30 qershorin vijues dhe traineri Eddie Howe mendon se mund ti shërbejë projektit ambicioz të ‘’ Las Urracas ‘’ që lidhet me fitimin e trofeve të rëndësishëm , në Angli dhe kontinentin e vjetër.
Me shumë gjasa bardhezinjtë do të jenë pjesëmarrës në kompeticionet europiane në sezonin e ardhshëm , arsye e cila imponon zhvillimin e një merkatoje cilësore .
Nëse Adrien Rabot do të zbarkojë në ‘’ St James Park ‘’ gjatë verës mund të shëndërrohet në një ndër transferimet më cilësore të Newcastles , skuadër që synon të jetë një ndër protagonistët e të ardhmes në sportin më të ndjekur në botë.



