Xherdan Shaqiri, pritet të rikthehet në Europë, pas dy sezoneve si pjesë e Chicago në SHBA. Futbollisti me origjinë shqiptare, ka përfunduar në listën e dëshirave të klubit grek, Panathinaikos.
Kryeqytetasit janë në kërkim të një sulmuesi dhe Shaqiri është i pari në listë për tu afruar. Mediat nga Zvicra, por edhe nga Greqia, bëjnë të ditur se interesimi i Panathinaikos është serioz dhe do të tentojnë ta afrojnë me çdo kusht në këtë merkato vere.

Në rast se kjo nuk realizohet, atëherë grekët, do të presin deri në fund të këtij viti, kur futbollistit t’i përfundojë kontrata me skuadrën amerikane dhe të dalë i lirë në merkaton e dimrit.



