Tjetër hap fals, Liverpool-i del nga gara për titullin kampion

Tjetër hap fals, Liverpool-i del nga gara për titullin kampion

Liverpool-i ka dalë nga gara për titullin kampion. Të kuqtë, nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 ndaj West Ham në transfertë.

Një barazim i hidhur për skuadrën e Klopp, që sheh që brenda pak javëve t’i shkatërrohet sezoni.

Bowen zhbllokoi sfidën në minutën e 43-të, ndërsa në pjesën e dytë Robertson në minutën e 48-të dhe autogoli i Areolas në minutën e 65-të, përmbysën rezultatin në favor të Liverpool-it.

Në minutën e 77-të, ishte Antonio që barazoi shifrat, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.

Me këtë barazim, Liverpool mban vendin e tretë me 75 pikë, 2 më pak se Arsenali dhe 1 më pak se Manchester City, por këta të fundit kanë dy ndeshje me shumë për të luajtur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy