Pochettino: Broja është një nga sulmuesit më me potencial në Europë

Pochettino: Broja është një nga sulmuesit më me potencial në Europë

Armando Broja, u rikthye te goli, teksa shënoi për Chelsea në Kupë ndaj Preston, duke zhbllokuar sfidën, që përfundoi me rezultatin 4-0.

Sulmuesi shqiptar, tregoi një formë të shkëlqyer, teksa këtë mendim kishte edhe trajneri Mauricio Pochettino.

Madje ky i fundit, kishte edhe një vlerësim të veçantë për Brojën, të cilin e konsideroi si një nga sulmuesit e rinj më me potencial në Europë.

Ishte me të vërtetë e rëndësishme për të! Ai ka nevojë që të përdorë këto lloj ndeshjesh që të shënojë e të përmirësohet. Jo vetëm sa i përket gjendjes fizike, por gjuhën e trupit gjithashtu. Duhet të hedhë hapin e radhës, të lëvizë. Të jetë më pozitiv! Potenciali është i jashtëzakonshëm! Po flasim për një nga sulmuesit më të rinj në Angli dhe Europë me më shumë potencial.  Por problemi është që ai tani duhet të shtyjë veten! Ne do ta ndihmojmë atë që ta kuptojë që asnjëherë nuk është mjaftueshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy