“Tifoz me Interin dhe Partizanin”, Rakipi: Të fusnin në burg nëse mbështesje Gjermaninë për arsye tjetër

“Tifoz me Interin dhe Partizanin”, Rakipi: Të fusnin në burg nëse mbështesje Gjermaninë për arsye tjetër

Gazetari Ylli Rakipi, në emisionin “EuroZone” në MCN TV, zbuloi se ka qenë tifoz me Gjermaninë dhe Partizanin. Gjithashtu drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, u shpreh se gjatë diktautrës nëse dikush e mbështeste Gjermaninë për arsye tjetër përveç se si tifoz, atëherë të fusnin në burg.

“Unë kam qenë tifoz i çmendur i Gjermanisë. Ne që kemi jetuar në dy kohët. Në diktaturë kanë qenë vitet në një mbyllje të madhe. Ishte e vetmja gjë që na zbukuronte jetën, ishte Gjermania. Mund të thoje pa problem që ishe me Gjermaninë, nëse thoje që je thjesht si tifoz, ishte në rregull, nëse thoje që je për gjë tjetër, atëherë të fusnin në burg. Kam qenë edhe tifoz me Partizanin. Kur kalon mosha, gjërat fillojnë edhe zbehen. Ne nuk kemi ekip tonin, kur shikojmë ndonjë gjë të i joni, fillojmë edhe themi ndonjë gjë. Unë e shikoj si një lojë, shumë kohë nuk e shikonim si lojë, por si një triumf tonin. Sot unë i shikoj të gjitha, Gjermania më pëlqen shumë, jo kjo e sotmja.

Jam edhe pak me Italinë, sepse jam edhe tifoz i Interit. Ekipet e mëdha në Europian janë totalisht mediokre. Një Francë që bën dallimin, sot Mbappe e bëri dallimin. Kaq është në futboll, yjet e ekipit bëjnë dallimin e madh. Franca dhe Belgjika janë disi më mirë. Ekipet janë shumë të mira. Trajnerët e Italisë ndër vite, kanë përdorur taktika që e kanë dërguar Italinë aty ku ka qenë. Unë kam frikë nga Mancini, se nuk mund të shkojë në suksese të mëdha. E kam parë edhe te Interi, kur erdhi Mourinho fituan gjithçka. Italia është ekip mediokër. Si mund të mbash Mbappe me Chiellini dhe Bonuçi?!”, u shpreh Rakipi.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy