Luhet duket filluar nga ora 18:00, ndeshja mes Çekisë dhe Danimarkës, e vlefshme për çerekfinalen e Europianit.
Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Çekia vjen në këtë ndeshje, pasi bëri surprizën e madhe, duke eliminuar Holandën, që shihej si një nga pretendetet për të fituar trofeun në fund. Nga ana tjetër, Danimarka eliminoi Uellsin, duke i shkatërruar me rezultatin 4-0.
Për sa i përket formacioneve, trajnerët nuk i kanë kursyer më të mirët, pasi bëhet fjalë për një ndeshje shumë të rëndësishme që të kualifikon për në çerekfinale.
Çekia e nis në sulm me Schick, futbollistin më në formë të momentit në Europian, ndërsa Danimarka i përgjigjet përpara me treshen Braithwaite, Dolberg dhe Damsgaard.
FORMACIONET ZYRTARE:
Republika Çeke (4-2-3-1): Vaclik; Coufal, Calustka, Kalas, Boril; Holes, Soucek; Masoput, Barak, Sevcik; Schick
Danimarka (3-4-3): Schmeichel; Christensen, Kjaer, Vestergaard; Stryger Larsen, Hojbjerg, Delaney, Maehle; Braithwaite, Dolberg, Damsgaard.



