Arapi debuton me barazim, Teuta-Vllaznia mbyllet në “paqe”

Arapi debuton me barazim, Teuta-Vllaznia mbyllet në “paqe”

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Teutës dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 11-të në Abissnet Superiore.

Trajneri Renato Arapi debuton kështu me barazim në stolin e durrsakëve, të cilët ndonëse për shumicën e kohës luajtën me 1 lojtar më shumë, nuk ia dolën dot të merrnin 3 pikët.

Shkodranët u shfaqën më kërkues në 45 minutat e para, duke pasur disa raste për shënim, por pa sukses, për ta dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 33-të, Vllaznia mbeti me 10 lojtarë, pasi Aralica u ndëshkua me karton të kuq.

Sulmuesi i kuqebluve bën një ndërhyrje të ashpër ndaj Asion Dajës me takë, me gjyqtarin Laver Alla që e ndëshkon me karton të verdhë, por pas konsultimit me VAR, ndryshon ngjyra e kartonit, duke i dhënë të kuq.

Pjesa e dytë, nisi përsëri me Vllazninë më kërkuese, por ishte Teuta që gjeti golin e para, me Gorgiev, i cili në minutën e 55-të, shfrytëzoi shumë mirë një asist të Lorenco Vilës, për ta ndalur topin në rrjetë.

Skuadra e Brdaric u mundua të reagonte duke krijuar disa raste për shënim, por golin e gjeti vetëm në minutën e 70-të, kur Latifi finalizoi me sukses një aksion model të nisur nga Hakaj dhe që u vazhdua nga Hoxhaj e Da Silva.

Me këtë barazim, Vllaznia mbetet në vendin e tretë me 17 pikë, ndërsa Teuta mban vendin e 5-të me 14 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy