Inter arrin rinovimin me Barrella

Inter arrin rinovimin me Barrella

  Lajme të mira për Interin .  Sipas drejtorit sportiv Piero Ausilio zikaltërit kanë arritur rinovimin me mesfushorin Nicolo Barrella i cili ndiqej nga  Manchester United dhe Real Madridi .  Ky aksion konsiderohet shumë llogjik sepse italiani ishte pjesë e suksesit me fitimin e Scudettos dhe çështje të tilla janë gjithmonë prioritet për skuadrat e mëdha .  

Duke iu referuar deklaratë së gazetarit Fabrizio Romano , 24 vjeçari do të qëndrojë në ‘’ Guisseppe Meazza ‘’ për 5 sezonet vijues  kundrejt një përfitimi 5 milionë eurosh .

 Ishi i Cagliarit është një lider absolut i mesfushës dhe një ndër nxënësit e preferuar të Simone Inzaghit  . Por për ishi-n e Lazios mbetet edhe një çështje për tu zgjidhur që lidhet automatikisht me rinovimin e kroatit Marcelo Brozovic  sepse me kontributin e tij i ka  dhënë një shtysë më tepër ofensivës për shënimin e golave .

Projekti i ndërmarrë nga drejtuesit e Interit shikohet si tepër solid sepse hapa të tillë konsiderohen fillesa e një suksesi që do të shikohet nëse do të përsëritet në fundin e sezonit .

 Interi do të mbahet mend gjatë pa anashkaluar Antonio Conten me të cilin mposhti dominimin 9 vjeçar të Juventusit në Serinë A  dhe një pjesë e këtij suksesi i dedikohet 3-5-2- shit të famshëm të trainerit nga Lecce të cilin nxënësit e tij ditën ta interpretojnë shkëlqyeshëm në çdo ndeshje deri në ngritjen e trofeut të 19-të në historinë e tyre .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy