Paris St Germain, insiston për Rayan Cherkin

Paris St Germain, insiston për Rayan Cherkin

Fuqizimi i sulmit mbetet një ndër prioritetet e Luis Enriques gjatë merkatos së verës.

Paris St Germain e ka fatin e të qënit i lideruar nga president si Nasser Al Khelaifi, tejet potent në aspektin ekonomik.

‘’ Les Pariziens ‘’ e kanë rikthyer vëmëndjen tek një objektiv i vjetër, i cili aktivizohet në rradhët e Lyonit.

Rayan Cherki vijon të jetë pjesë e listës së ‘’ Luchos ‘’ por drejtuesit e ‘’ Les Gones ‘’ po luftojnë për ta siguruar qëndrimin e tij.

Parizienët shquhen si mjaft ambiciozë por rivalët direktë në Ligue 1 i kanë bërë një ofertë golashënuesit e cila skadon në 2028-tën.

 

Drupal Ad

 

 

 

20 vjeçari nëse do të pranojë të transferohet në ‘’ Parque de Princes ‘’ do të jetë pjesë e një ekipi yjesh, por njëkohësisht konsiderohet tejet i rëndësishëm nga traineri Pierre Sage dhe tifozeria e zjarrtë e Lyonit.

Kur flitet për ekipe si Paris St Germain duhet patur parasysh se ofertat për lojtarët mund të rezultojnë tunduese, pavarësisht rëndësisë së tyre në ekipet aktualë.

Në rastin konkret, presidenti nga Katari ka ofruar 15 milionë euro plus 3 të tjera bonuse për Rayan Cherkin, i pretenduar nga Real Madridi dhe Newcastle në të kaluarën.

Sezonin aktual mesfushori e përfundoi me 2 gola dhe 4 asiste në 26 sfida por siç dihet ambicja e kryeqytetasve është shumë e madhe dhe kërkojnë në çdo aspekt përmirësimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy