Kalari: Partizani i ka dominuar kundërshtarët, të bindur se do i arrijmë objektivat

Kalari: Partizani i ka dominuar kundërshtarët, të bindur se do i arrijmë objektivat

Zv.trajneri i Partizanit, Rendalo Kalari, ka folur për mediat, pas ndeshjes, ku të kuqtë triumfuan ndaj Besëlidhjes në Kupë. Kalari e quan si shumë të rëndësishme fitoren e sotme, duke thënë se e ndihmon skuadrën në aspektin psikologjik. Gjithashtu ai foli edhe për ecurinë në kampionat, ku u shpreh se Partizani ka dominuar ndaj kundërshtarëve dhe është i bindur se në fund “demat” do i arrijnë objektivat e vendosur në fillim të sezonit.

“Duke marrë parasysh që Kupa ka specifikë tjetër nga kampionati, erdhëm për të marrë një fitore që do të na ndihmojë në aspektin psikologjik. Bëmë dhe disa ndryshime për shkak të ndeshjes në kampionat, bëmë një rotacion me lojtarët. Për vetë specifikën e Kupës, realizuam gjysmën e punës sepse i vlefshëm është kualifikimi. Morëm një fitore, sado minimale shpresoj të na ndihmojë të krijojmë vazhdimësi. Por vazhdojmë tek problematika e rasteve të humbura.

Është vetëm fillimi i kampionatit, kanë kaluar 7 javë. Rezultatet janë në disfavorin tonë. Sa i përket aspektit të lojës, i kemi dominuar kundërshtarët në pjesën më të madhe të ndeshjeve. Në kampionat,  për fat të keq i fillojmë ndeshjet në diavantazh dhe e dyta humbasim shumë. Jemi të bindur që do t’i largohemi vendit të fundit të tabelës për të arritur ato objektivat e Partizanit.

Janari është shumë larg, kemi dhe dy ndeshje nga faza e parë dhe të gjithë fazën e dytë. Do të mundohemi të bëjmë maksimumin për të marrë pikët maksimale deri në janar, ndërsa merkatoja nuk më takon mua por drejtuesve të klubit", u shpreh Kalari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy