Atletico peshkon në Premier League

Atletico peshkon në Premier League

Pavarësisht se është afër fitimit të Primera Division Atletico Madridi po planifikon   sezonin vijues ku do të ketë një detyrë të vështirë drejt  mosndaljes së ritmit . Ne lidhje me merkaton Diego Simeone ka parashtruar objektivat për të qenë në koherencë  të plotë sepse një gabim i mundshëm mund ti kushtojë shumë shtrenjtë ‘’ Los Colchoneros ‘’ . Argjentinasi ka filluar me spastrimet në të cilat përfshihen lojtarë me një peshë të caktuar  tek kryeqytetasit si  Saul Niguez , Kondogbia,  Lucas Torreira apo  Hector Herrera për ti krijuar terrenin e përshtatshëm të tjera alternativave . 

 Një ndër to është Naby Keita .  Mesfushori i Liverpoolit preferohet shumë nga tekniku 51 vjeçar .  Lojtari nga Guinea ka humbur shumë terren me ‘’ The Redsat ‘’  dhe mbi të gjitha nuk i ka justifikuar 40 milionë eurot e derdhura në arkat e Leipzigut  në verën e 2017- tës . Si duket presioni i të luajturit  si Liverpooli nuk është menaxhuar siç pritej nga Naby Keita dhe është lënë në prapavijë nga  Jurgen Klopp .  Futja në luftë e Atletico Madridit thekson një vlerësim më vete për Naby Keitan sepse gjërat për spanjollët kanë shkuar vaj  dhe ky fakt  parashikohet se nuk do të shpërdorohet  nga lojtari i lindur në Konakri .  Lufta e ashpër ndër vite e Atleticos si në kampionat dhe  Champions  League është drejt dhënies së një rezultati historik sepse i mbeten edhe dy javë për tu shpallur kampion në La Liga .

Ky episod do të përceptohet si shumë atraktiv për lojtarë të njohur  për të bërë gati valixhet dhe të zbarkojnë në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ për të shmangur  devijimin e Atleticos nga kjo rrugë e nisur që do të ketë shumë pengesa në të ardhmen . Rendimenti i vakët i Naby Keitas është reflektuar me 15 ndeshje  dhe asnjë gol me anglezët duke e vënë në pikpyetje vazhdimin në Premier League .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy