
Qëllimi mund të jetë fisnik, por zgjedhja që kanë bërë rrezikon të jetë objekt talljeje nëse rezultatet në fushë nuk do të jenë në nivelin e pritshmërive. Skuadra e Feynord ka nisur tashmë prej pak javësh përgatitjen verore dhe në 4 gusht do të debutojë në kampionat ndaj Spartës.
Që ditën e parë të stërvitjes, holandezët janë paraqitur në fushë me fanellat e reja të stërvitjes, por risia nuk është “përqafuar” nga tifozët. Në fakt, ka qenë kompania e njohur “Adidas” që ka prodhuar fanellat, që ashtu siç ka ndodhur edhe për klubet e tjera si Real Madrid apo Juventus, i ka realizuar me lëndën plastike të rekuperuar në oqeane.
Një eksperiment me vlerë të madhe ambientale. Në fakt, polemikën te tifozët e shkaktuan ngjyrat: bardh e zi. Nuk ka gjë të keqe, por efekti kromatik lë për të dëshiruar. Kombinimi i ngjyrave i bashkuar në dizajnin e veçantë jep idenë se gjendesh përballë…..lopëve.
Ndërsa te mbështetësit e kësaj ideje ka krijuar të qeshura, duke ditur se ato fanella do të përdoren vetëm gjatë periudhës së stërvitjes dhe jo gjatë lojës. Fansat e Feynord kanë shpërthyer me komente në rrjete sociale dhe tashmë i takon Jaap Stam dhe lojtarëve të tij të nxjerrin në plan të dytë këto diskutime me fitoret në fushën e lojës.



