Raphinha pëlqen Barcelonën

Raphinha pëlqen Barcelonën

  Prej shumë kohësh sulmuesi i Leeds United Raphinha vijon të shkëlqejë nën drejtimin e Marcelo Bielsas dhe shumë shpejt është vënë në radarët e Barcelonës. ‘’ Los Cules ‘’ po shijojnë një moment të mrekullueshëm dhe sulmuesi nga Porto Alegre mbetet një opsion, gjithmonë duke patur parasysh se çfarë do të ndodhë me Ousmane Dembelen.

Xavi Hernandez ia ka ndryshuar krejtësisht fytyrën katalanasve të cilët po shqyrtojnë njëkohësisht edhe  blerjen e kartonit të Adama Traores .

Rrjedha e kësaj historie e bën Barcelonën favorite , sepse sipas  ‘ Uol Esporte ‘  25 vjeçari ka theksuar se  nuk dëshiron të vijojë në ‘’ Elland Road ‘’ duke konsideruar prioritet firmosjen me spanjollët , rast që të vjen pak herë gjatë karrierës .

Forma e shkëlqyer e kuq e bluve entuziazmon çdokënd dhe një lojtar si Raphinha nuk mund të jetë një përjashtim sepse  ka arritur me shumë meritë në stadin e një të privilegjuari , kartoni i të cilit momentalisht kap 40 milionë eurot . 

Anglezët e kanë gjithçka në dorë mbi ishi-n e Vitoria Guimaraes të cilit kontrata i skadon në 30 qershorin e 2024-tës dhe drejtuesit e Leeds United do të kenë kohën e mjaftueshme për ta analizuar të ardhmen e golashënuesit.

Sipas Fabrizio Romanos , ‘’ Blaugranët ‘’ e kanë hedhur hapin e parë për blerjen e  Raphinha por është ende herët dhe palët duhet të ulen për të biseduar e më pas të shikohet deri ku mund të arrihet .

Problematika qëndron se ky lojtar aktivizohet në të njëjtin pozicion si Adama Traore dhe Ousmane Dembele dhe Xavi Hernandez e ka shprehur në disa raste se preferon francezin por dëshirat e 24 vjeçarit bien ndesh me potencialin e kuq e bluve , çështje që mund të orientohet  drejt ndarjes së parakohshme .

Ndërsa për ishi-n e Wolvesit ekziston një opsion për blerjen e kartonit që arrin  33 milionë eurot , shtuar këtu edhe dëshirën e  nxënësit të Marcelo Bielsas për të udhëtuar drejt Katalunjës, situatë  tepër e ndërlikuar për Barcelonën .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy