Liverpool po kalon një sezon të vështirë dhe shpesh në qendër të kritikave ka qenë mbrojtësi Virgil Van Dijk.
Holandezi po vuan shumë këtë sezon, teksa këtë e tregon edhe numri i lartë i golave të pësuar nga skuadra e Klopp.
Duke folur për këtë, Van Dijk, u shpreh se dëshiron t’i luajë të gjitha ndeshjet, por ndonjëherë trupi nuk i përgjigjet, duke shtuar se nuk është robot.
U riktheva nga dëmtimi në gju dhe i kam luajtur të gjitha ndeshjet sepse çdo lojtar kërkon të jetë gjithnjë në fushë.
Prandaj punoj shumë, kur vjen dita e ndeshjes unë dua të zbres në fushë dhe të ndihmoj skuadrën.
Edhe kur ishim para Kupës së Botës, unë nuk mendoja aspak për të pushuar. Dua të kem ndikim në këtë klub sepse e dua me gjithë zemër.
Dua të jem i suksesshëm me Liverpoolin, por ndonjëherë trupi nuk të përgjigjet sepse nuk jam robot.



