Vendimet e Disiplinës/ Dënim i rëndë për Vllazninë e femrave. Erzeni, katër ndeshje pa tifozë

Vendimet e Disiplinës/ Dënim i rëndë për Vllazninë e femrave. Erzeni, katër ndeshje pa tifozë

Komisioni i Disiplinës, në FSHF, ka zbuluar vendimet e marra, në lidhje me ngjarjet e fundit në futbollin shqiptar.

Vllaznia në futboll për femra, humbi në tavolinë ndeshjen ndaj Gramshit në Kupë, për shkak se nuk u paraqit për të luajtur. Gjithashtu shkodranët u përjashtuan nga Kupa për sezonin e ardhshëm.

Sakaq, klubi i Erzenit, është dënuar me gjobë dhe katër ndeshje pa tifozë, për shkak se këta të fundit goditën stafin e Vllaznisë në ndeshjen e fundit.

Mbrojtësi i Tiranës, Albi Doka, u pezullua me tre ndeshje, për sjellje të gabuar ndaj gjyqtarit në ndeshjen ndaj Teutës.

VENDIMET:

  1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës në ndeshjen kundër FK Kukësi, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  3. KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv dhe duke shkaktuar dhunë ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të neneve 6/3/b, 17/1/c, 17/2/b, 17/2/f, 17/2/h dhe 35 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë
  4. Lojtari i KF Tirana, Albi Doka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 3 (tre) javë pezullim nga veprimtaritë.
  5. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe fyer tifozerinë kundërshtare, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  6. Lojtari i KF Teuta U-17, Samuel Xhafkollari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  7. KF Vllaznia Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kupës së Shqipërisë, kundër KF Gramshi Femra, në bazë të neneve 16/1 të KDE dhe 32/2 të rregullores së aktivitetit, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga gara për sezonin aktual si dhe atë pasardhës. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.
  8. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të AF Luftëtari, Sousa Santos Jersival, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

 

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy