Gabriel Paulista opsion për Atleticon

Gabriel Paulista opsion për Atleticon

Pavarësisht se gjithmonë Atletico Madridi është shquar si një ndër ekipet më të fortë në prapavijë , ‘’ Los Colchoneros ‘’ nuk e kanë shmangur asnjëherë fuqizimin e këtij pozicioni në merkato.

Vera është pas dere dhe prej kohësh kanë filluar të bëhen llogaritë nga Diego Simeone që kërkon rikuperimin e terrenit të humbur për sezonin vijues.

Shumë kandidatëve i është bashkuar Gabriel Paulista që po lë gjurmë tek Valencia , skuadër me të cilën  do të jetë i lidhur deri në 30 qershorin e 2024-tës.

‘’ El Cholo ‘’ ka vënë menjëherë në lëvizje drejtorin teknik Andrea Berta për ti vënë pikat mbi i në lidhje me këtë çështje sepse  kryeyqytetasit kanë humbur shumë pikë sidomos në këtë sezon dhe kjo situatë është shëndërruar në dhimbje të forta koke për spanjollët.

 Nga ana tjetër bardhezinjtë përpara nevojës për të fuqizuar arkat mund ta pranojnë kërkesën e kampionëve në fuqi  të La Ligas e cila do të bëhej edhe më e mundshme me ‘’ Ok ‘’ e 31 vjeçarit i cili prej pesë sezonesh tashmë konsiderohet një protagonist absolut tek Valencia por shumë shpejt mund të bëjë gati valixhet dhe ti thotë lamtumirë ‘’ Mestallas ‘’ për të iniciuar një etapë të re në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ , tek një ndër ekipet më kompetitivë jo vetëm të Spanjës por edhe të kontinentit të vjetër .

Rrëshkitja në këtë sezon gjithsesi s’parashikohet se do ti rrezikojë pjesëmarrjen në Champions League kryeqytetasve dhe traineri argjentinas sigurisht ka marrë një leksion që duhet ta mbajë vath në vesh i cili ka të bëjë me ulje-ngritjet në futboll që konsiderohen të natyrshme por për skuadra të këtij niveli duhet të jetë prioritet qëndrimi në një linjë dhe Atletico Madridi do të mundohet të zhvillojë një merkato cilësore për evitimin e çdo kundrakohe në të ardhmen .  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy