Europiani U-17 për femra/ Shqipëria mëson kundërshtarët për kualifikueset

Europiani U-17 për femra/ Shqipëria mëson kundërshtarët për kualifikueset

Shqipëria e femrave U-17, mësoi ditën e sotme kondërshtaret, që do të ketë përballë në raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian për vajza 2023 për këtë grupmoshë.

Në shortin e hedhur paraditen e sotme në Nyon të Zvicrës, në selinë qendrore të UEFA-s, Shqipëria mësoi se do të jetë pjesë e grupit B4, së bashku me Luksemburgun dhe Islandën.

Është vendosur që ndeshjet e këtij grupi të Ligës B, do të zhvillohen në Shqipëri, në formën e një mini-turneu.

Gjithashtu, u vendosën edhe datat se kur do të zhvillohen këto sfida, teksa do të luhen të gjitha në muajin mars, më 15, 18 dhe 21 mars. Shqipëria U-17 e femrave, e drejtuar nga Agustin Kola do të jetë sërish pjesë e Ligës B dhe do të tentojë ngjitjen në Ligën A.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy