Rinovimi i kontratës, Leao i vendos kushte Milanit

Rinovimi i kontratës, Leao i vendos kushte Milanit

Rafael Leao është një nga lojtarët më të spikatur te Milani, i cili rrezikon të largohet në merkaton e verës.

Sulmuesi portugez ka edhe një vit kontratë me kuqezinjtë dhe drejtuesit po punojnë për rinovimin, për të mos rrezikuar një largim me çmim të ulët në verë.

Palët janë dakord për të zgjatur bashkëpunimin, por sipas mediave italiane, 23-vjeçari ka vendosur disa kushte për firmën.

Leao kërkon 7.5 milionë euro, kontratë 5-vjeçare, bonuse dhe 2 milionë euro kesh në shenjë mirënjohje kur të hedh firmën mbi kontratën e re.

Nuk dihet ende nëse te Milani do i pranojnë këto kërkesa të lojtarit, por bisedimet vazhdojnë ende.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy